Çiklizëm

Valverde e nis mbarë 2018-ën, fiton Turin e Abu Dhabit

Çiklisti spanjoll Alejandro Valverde, që garon me skuadrën e Movistar, ka fituar Turin e Abu Dhabi, një turne me 5 etapa që zhvillohet mes shkretëtirës. Spanjolli dha kohën e përgjithshme 16h00’11” në përfundim të 5 etapave, duke lënë pas holandezin Wilco Kelderman me 17 sekonda më shumë, ndërsa i treti u klasifikua kolumbiani Miguel Angel Lopez.

Vendimtar në këtë sukses të Valverde ishte etapa e 5-të dhe e fundit, që ishte një malore e fortë, ku ai u shkëput dhe në fund fitoi duelin e shpejtësisë me Lopez. Turi i Abu Dhabit është një nga turnetë përgatitorë për sezonin 2018 në çiklizëm dhe ku marrin pjesë mjaft nga çiklistët më të mirë në botë.

Çiklisti spanjoll Alejandro Valverde ne finish

Më shumë nga Çiklizëm