La Liga

Valverde i lehtësuar që ka “unikun” Messi në skuadër

Ernesto Valverde thotë se është një lehtësim të ketë “unikun” Lionel Messi në skuadrën e tij, në vend që të planifikojë mënyra se si ta ndalojë. Në të shkuarën Messi e ka ndëshkuar disa herë trajnerin e ri të Barcelona-s, i cili ka qenë tek Athletic Bilbao përpara se të nënshkruante për ekipin katalanas.

“Patjetër që Messi është një lojtar unik dhe ai do të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër kudo që të luajë,” shprehet Valverde për gazetarët të hënën.

“Është një ndjesi lehtësimi. Kur je ulur në stolin kundërshtar sheh se nuk në dispozicion lojtarët që duhet për ta ndalur.” Ashtu si Messi, Andres Iniesta ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale te Barcelona duke dalë nga akademia e famshme La Masia. Por 33-vjeçari nuk gjeti vazhdimësi sezonin e kaluar duke bërë që tifozët e Barça-s të shqetësohen mbi të ardhmen e tij.

“Nuk kemi përse merakosemi për këtë çështje tani. Gjëja më e rëndësishme është që Iniesta të jetë i lumtur në skuadër. Ai është një lojtar i nivelit të lartë.”

 

Më shumë nga La Liga