Champions League

Valverde: Roma nuk ishte rivali më i mirë në Ligën e Kampionëve

Ernesto Valverde bëri vlerësimin e tij të parë të shortit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, i  cili e përballi skuadrën e tij me Romën. Trajneri i Barçës ishte i shqetësuar për potencialin e skuadrës italiane: “Unë mendoj se në çerekfinale, çdo ekip është i komplikuar, është i rrezikshëm, ndaj të mos bëjmë analiza të këtij lloji për favoritë dhe jo të tillë. Roma është një kundërshtar shumë i komplikuar dhe në futboll, aq më tepër në Champions, kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”.
Trajneri i katalanasve kujtoi veprat e Romës në Ligën e Kampionëve: “Nëse unë iu përmbahem të dhënave, ju kujtoj se Roma kam fituar 3-0 ndaj Chelsea, ka qëndruar përpara Atletico Madridit dhe kjo na jep një ide të kredencialeve të kundërshtarit. Ne e dimë mirë se çfarë potenciali ka Roma”.
Valverde, gjithashtu, zbuloi disa nga virtytet e skuadrës transalpine: “Roma ka një skuadër të shkëlqyer, me rekorde të mira. Ajo është në çerekfinale dhe drejtohet nga një trajner, që unë e kam hasur tashmë, dhe Monchi, i cili na njeh shumë mirë”.
Trajneri i Barcelonës nuk u pajtua me ata që thonë se Roma ishte më i miri nga rivalët e mundshëm: “Nuk mendoj se ishte rivali më i mirë në short. Roma është shumë e komplikuar, nuk kam asnjë dyshim për këtë”.
Valverde ka rrëfyer edhe se çfarë rivalësh nuk ka dashur të shohë në short: “Ne nuk donim të përballeshim me Real Madridin dhe Sevilla, pasi jemi parë shumë”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League