Kampionatet në Europë

Valverde: “Topi i Artë”? Të gjithë e dimë se Messi është më i miri!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, beson se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, pavarësisht se kush e fiton “Topin e Artë”. Messi është një rekord, pesë herë fitues i këtij çmimi prestigjioz individual, por ai pritet të jetë i sfiduar sërish nga ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, këtë vit. Dyshja ka ndarë nëntë “Topa të Artë”. Ata konsiderohen gjerësisht si dy lojtarët më të mirë në botë. Valverde, ekipi i të cilit pret Olympiacos në Ligën e Kampioneve, të mërkurën, tha se nuk kishte asnjë dyshim se kush ishte më i miri.

“Ne të gjithë e dimë se kush është lojtari më i mirë në botë (Messi), – tha ai në një konferencë shtypi, të martën. – Dhënia e një “Topi të Artë”, ose e një çmimi tjetër nuk është diçka, që nuk më intereson. Por, kjo nuk ndryshon mendimin tonë. Të gjithë e dimë. Messi është më i miri në botë”. Ylli argjentinas i Barcelonës ka bërë një fillim mbresëlënës në këtë sezon, duke shënuar 14 gola në 12 ndeshje, në të gjitha garat, për katalanasit.

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë