Futboll

Van Bommel tregon për sherrin me Van Gaal…

Ish-kapiteni i Bayern Munich, Mark van Bommel, ka zbuluar se ai përfundoi në lot, pas një debati të ashpër me trajnerin Louis van Gaal, që vulosi fundin e karrierës së tij në “Allianz Arena”. Van Bommel u bë një figurë e rëndësishme te Bayern Munich, që kur erdhi nga Barcelona në vitin 2006, por në janar 2011 u largua në mënyrë të befasishme nga Bavaria për të kaluar te AC Milan.

Image result for van bommel van gaal

Pak muaj para sherrit Van Gaal dhe Van Bommel fituan titullin

“Unë isha kapiten i Bayern, kampion i Van Gaal, sepse ai e vendosi, por gjithashtu më duhet të mbroja shokët e mi, – tha Van Bommel për “Fox Sports”. – Nëse trajneri sulmonte dikë gjatë analizës, pa pasur të drejtë, unë duhet të hapja gojën dhe të flisja, ashtu si të ndaloja të tjerët t’i flisnin trajnerit apo ta ndërprisnin. Louis mund të durojë shumë gjëra, por nuk të fal kur e kundërshton.”

Image result for van bommel van gaal

Van Gaal dhe Van Bommel punuan bashkë për 18 muaj

“Gjërat dolën nga kontrolli në dhjetor 2010, – tregon ish-mesfushori Van Bommel. – Pata një diskutim të zjarrtë dhe “të pisët” me të. I thashë të gjitha gjërat që nuk duhet të bënte. Normalisht, Louis foli më gjatë, me ton më të ashpër, më shumë se mua, por edhe unë pata dy apo tre minuta mundësi për të thënë fjalën time dhe i thashë të gjitha ato që doja të thoja.”

Image result for van bommel van gaal

Van Gaal vendosi largimin e Van Bommel nga Bayern

“U largova nga dhoma dhe bashkë me mua doli një mjek i ekipit, me të cilin kisha marrëdhënie të shkëlqyer. Menjëherë i thashë atij se karriera ime te Bayern kishte marrë fund pas atij diskutimi. Fillova të qaj sepse ishte shumë i prekur nga ajo që ndodhi. Nuk e shtrëngova më kurrë dorën e Van Gaal, thjesht e dija që duhet të ikja,” – përfundoi holandezi i cili luajti për 18 muaj te Milan, para se ta mbyllte karrierën në maj 2013 te PSV Eindhoven.

 

Më shumë nga Futboll