RUSI 2018

Van Buyten: Mbappe është një përzierje e Ronaldos, Henry dhe CR7

Daniel van Buyten ka deklaruar besimin e tij se talenti 19-vjeçar i Francës, Kylian Mbappe, është si një hibrid i brazilianit Ronaldo i portugezit CR7 dhe i Thierry Henry. Tani 40 vjeç, Van Buyten, i cili shënoi 10 gola nga pozicioni i qendërmbrojtësit, në 83 ndeshjet e luajtura me Belgjikën, ka patur kënaqësinë të shikojë një brez të artë të kombëtares së tij, që po shkëlqen në Rusi.

Pas mbijetimit në duart e Japonisë, ku Belgjika u kthye nga disavantazhi 2-0 për të fituar 3-2, të besuarit e Roberto Martinez eliminuan edhe Brazilin. Duke parë bashkatdhetarët e tij, që e bëjnë atë krenar deri tani, Van Buyten e di se prova kundër Francës në gjysmëfinale nuk do të jetë e lehtë, sidomos me talentin e ri, Mbappe, në fushë.

Duke folur ekskluzivisht për “Goal”, “DVB” nënvizoi: “Nuk është vetëm braziliani Ronaldo në të, por mendoj se ka edhe disa dhunti të Cristianos. Mbappe ka aftësinë për të përshpejtuar, për të luajtur përpara të tjerëve dhe për të qenë një golashënues, si braziliani. Ronaldo e kishte këtë, por ishte më shumë një golashënues i pastër.

Henry ishte një golashënues dhe një lojtar punëtor, gjithashtu. Në fakt, mendoj se Mbappe është një përzierje e mirë e të gjithë atyre lojtarëve. Por, mos harroni se ai është vetëm 19 vjeç. Mbappe është ende duke përparuar jashtëzakonisht dhe, kur sheh se çfarë mund të bëjë tashmë, dallon një nga lojtarët më të mirë sulmues në futboll. Ai është një diamant dhe është bukur për ta parë duke luajtur”.

Më shumë nga RUSI 2018