Champions League

Van Dijk i bën një premtim tifozëve të Liverpool

Liverpool është rikthyer nga Kievi duarbosh pasi pësoi një disfatë 3-1 ndaj Real Madrid në finalen e Champions League.

Dy gafat e portierit Karius ndihmuan Real të fitonte finalen e tretë radhazi ndaj një Liverpool-i që pas daljesh nga fusha të Salah për shkak të një dëmtimi në shpatull nuk ishte më i njëjti.

“Absolutisht i shkatërruar nga rezultati mbrëmjen e kaluar, por fjalët nuk mund të shprehin se sa krenar jam të jem pjesë e këtij klubi të madh, me një grup lojtarësh dhe staf të mrekullueshëm.

“Të luash në finalen e Champions League është një nga ëndrrat më të mëdha që u bë realitet megjithëse rezultati nuk ishte ai që donim. Por ne fitojmë së bashku dhe humbasim së bashku dhe do të rikthehemi më të fortë se kurrë.”

Më shumë nga Champions League