Futboll

Van Gaal fajëson lojtarët e Holandës për shkarkimin e Blind

Ish-trajneri i Holandës Louis van Gaal mendon se lojtarët duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre për shkarkimin e Danny Blind nga posti i trajnerit. Blind u largua pas humbjes 2:0 ndaj Hungarisë në kualifikueset të Kupës së Botës muajin e kaluar dhe është kritikuar pa fund për paraqitjen e tij dhe të skuadrës gjatë periudhës që ishte trajneri i kombëtares

Ish-trajneri i Holandës Louis van Gaal mendon se lojtarët duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre për shkarkimin e Danny Blind nga posti i trajnerit. Blind u largua pas humbjes 2:0 ndaj Hungarisë në kualifikueset të Kupës së Botës muajin e kaluar dhe është kritikuar pa fund për paraqitjen e tij dhe të skuadrës gjatë periudhës që ishte trajneri i kombëtares. Gjithsesi, Van Gaal beson se do të ishte e padrejtë të fajësoje vetëm Blind për rezultatet e dobëta të Holandës. “Blind duhet të marrë përgjegjësitë e tij, por lojtarët janë ata që kanë më shumë faj,” u shprehet holandezi për Telegraaf.

Related image

“Lojtarët nuk janë përmendur asnjëherë…” Raportet sugjerojnë se Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) ka gati një ofertë për Van Gaal për t’u bërë drejtori i ri teknik i skuadrës, teksa ai është përfolur edhe si një rikthim në stolin holandez. Gjithsesi, ish-trajneri i Manchester United nuk nxitohet. “Kjo është pjesë e strukturës së KNVB, por në fillim duhet të gjejnë një trajner të ri,” shton ai kur pyetet rreth rolit si drejtor teknik. “Një rikthim në Përfaqësuese? Do t’i përgjigjem asaj pyetjeje nëse më pyet KNVB…”

 

Më shumë nga Futboll