Connect with us

Kampionati Shqiptar

Vangjeli rinovon me Skënderbeun, edhe 1 sezon bardhekuq

Mbrojtësi Korçar, Kristi Vangjeli, ka rinovuar sot kontratën me klubin kuqebardhë, duke firmosur edhe për një sezon tjetër me ekipin bardhekuq. Bashkë me presidentin Ardjan Takaj, Vangjeli ka firmosur sot në Slloveni kontratën e re, duke konfirmuar zyrtarisht akordin e arritur paraprakisht me klubin. Ky do të jetë sezoni i katërt i Vangjelit me fanellën bardhekuqe. Që prej sezonit 2014-2015, kur u bashkua me “Ujqërit”, 31-vjeçari korçar ka luajtur plot 116 ndeshje zyrtare me Skënderbeun, duke shënuar 5 gola dhe asistuar 4 herë. Kontrata e firmosur sot blindon edhe për një sezon tjetër krahun e djathtë të mbrojtjes korçare

Më shumë nga Kampionati Shqiptar