Futboll

Vasil Ruci nderohet nga bashkia e Korfuzit

Vasil Ruci nderohet nga bashkia e Korfuzit

Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, ishte ideatorit dhe nxitësi i organizimit të një ndeshje miqësore futbolli, mes Universitetit të Vlorës dhe bashkisë Korfuz. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të forcimit të urave të miqësisë mes Vlorës dhe Korfuzit.

Kryetarët e bashkive respektive, Dritan Leli dhe Konstandinos Kikolouzos, u shprehën se do të bëjnë më shumë për të promovuar aktivitete të tilla që nxisin miqësinë mes dy popujve.

U mblodhëm të gjithë bashkë për të luajtur një ndeshje futbolli. Në fund fare simbolika e një ndeshje futbolli nuk është loja por krijimi i urave të miqësisë mes dy vendeve.

Këto duket sikur janë evente që fillojnë si një lojë, por në fund fare janë evente që lënë përshtypje në kujtesën e të gjithëve. Prezenca jonë këtu tregon mbështetjen e jashtëzakonshme për Vasil Rucin dhe mikun e tij nga korfuzi”-tha Dritan Leli.

Promotori i këtij aktiviteti sportiv, ish-sulmuesi i Flamurtarit, Vasil Ruci, është vlerësuar nga bashkia e Korfuzit për organizimin e ndeshjes së futbollit. Ndërsa ish-sulmuesi i vlonjatëve ka shprehur falenderimin për dekoratën e dhënë nga bashkia e Korfuzit në shenjë mirënjohje, që sipas tij ende një të tillë nuk e ka marrë në Vlorë.

Gjërat e vogla sjellin punë të mëdha, pavarësisht nga lodhja dhe mundimi që kam bërë. Sot jam shumë i lumtur që arrita të bëj këtë aktivitet. Edhe në një fotografi që dhurova thuhet se: “Dashuria mes popujve as shitet e as blihet vetëm dhurohet”. Unë besoj se kjo i ka thënë të tëra. Dekorata ëshë kënaqësia më e madhe për mua. S`ma ka dhënë Vlora akoma, ma dha Korfuzi”-u shpreh Vasil Ruci.

Të tilla aktivitet sportive do të vijojnë të organizohen edhe në të ardhmen. Madje Vasil Ruci dhe dy kryetarët e bashkive, Vlorës dhe Korfuzit, kanë rënë dakord që së shpejti një aktivitet të ngjashëm t`a organizojnë në Kosovë.

Më shumë nga Futboll