Champions League

Vazhdon rënia e lirë e Inter, parakalohet nga Qrabag

Renditja e UEFA-s nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për pjesën më të madhe të tifozëve, por është një parametër që përcakton gjithmonë klasifikimet dhe renditjet ndërkombëtare në Kupa dhe në turnetë e mëdha. Si në UEFA, ashtu edhe në FIFA, nëpërmjet këtyre parametrave të komplikuar përcaktohen koka e grupeve, përcaktohen skuadrat më të forta dhe ato të dobëta, jo vetëm në letër, por edhe mbi bazën e rezultateve të marra në fushën e lojës. Për shembull, nëpërmjet këtyre renditjeve ka qenë e mundur të zhvillohet shorti i paraeliminatoreve të Champions dhe Europa League dhe gjithmonë nëpërmjet kësaj renditjeje do të përcaktohet faza me grupe. Si gjithmonë, ka fitues dhe humbës dhe në përditësimin e fundit bie në sy renditja negative historike e Inter.

Zikaltrit janë shumë larg Euopës dhe në sezonet e fundit, gjatë të cilëve kanë luajtur në Europa League, kanë regjistruar shpesh vetëm paraqitje zhgënjyese. Triumfet e 2010-ës, kur dominonte në Itali dhe Europë, tashmë janë një kujtim i largët dhe statistika e renditjes së UEFA-s e konfirmon këtë. Sot Inter mban vendin e 76-të, kur kaq poshtë në historinë e gjatë të këtij klubi, i parakaluar edhe nga skuadra modeste e Qarabag, që në vitet e fundit ka qenë pikërisht një kundërshtar i zikaltërve në Europa League.

Më shumë nga Champions League