Futboll

Vendimi i PSG po largon Neymar drejt Real Madrid

Klubi parisien po e shtyn ish-futbollistin e Barcelonës që të largohet drejt “Santiago Bernabeu”, pas një vendimi të papritur dhe papëlqyer për yllin Brazilian. PSG ka marrë një vendim absolutisht të pamenduar. Një vendim që do të shtyjë Neymar të braktisë përfundimisht skuadrën franceze të udhëhequr nga presidenti nga Katari, Nasser Al-Khelaifi, për tu transferuar te Real Madrid, duke përmbushur kështu ëndrrën e presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez. Klubi parisien ka renditur të parin në listën e kandidatëve potencialë për zëvendësimin e trajnerit Unai Emery, jo më pak, por saktësisht teknikun spanjoll Luis Enrique, me të cilin ylli brazilian nuk ndonjë ndjenjë pozitive, ndonëse ranë dakord mes tyre për 3 sezone në Camp Nou.

Sipas raportimeve nga “Don Balon”, ish-trajneri i Barcelonës është kandidati kryesor për të drejtuar PSG, pas largimit të Unai Emery, i cili nuk po përmbush dot pritshmëritë e krijuara përreth tij. Në fakt, Luis Enrique po fiton duelin me një tjetër teknik që më së shumti ka punuar për të arritur në krye të skuadrës në “Parc des Princes”, Jose Mourinho, por vizioni i futbollit të të cilit bie ndesh me atë të Antero Henrique, drejtori sportive aktual i skuadrës franceze.

Imazh i ngjashëm

Ndonëse trajneri i Manchester United ka qenë në orbitën e PSG gjatë muajve të fundit, klubi i Parisit preferon të besojë te Luis Enrique, që udhëhoqi atë përmbysje historike të Barcelonës, nga 4-0 në “Park of the Princes”, me një fitore spektakolare 6-1 në “Camp Nou”, për të kaluar në çerekfinalen e Champions League të sezonit të kaluar.

Më shumë nga Futboll