Europa League

Ventspils në vështirësi, Luftëtari mund të përfitojë

Letonezët e Ventspils janë favoritë në këtë përballje dhe do të kërkojnë të sigurojnë një avantazh të rëndësishëm në ndeshjen e parë kundër Luftëtarit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Europa League (e enjte, 16:45), por pritet që kjo të jetë një sfidë shumë e ekuilibruar.

Vendasit po kalojnë një moment shumë të keq në kampionat, ku mbajnë vendin e pestë në renditje, 12 pikë larg kryesuesve. Ata kanë humbur 3 ndeshje radhazi dhe ndryshimi i kompeticionit mund t’i bëjë mirë. Për sa i takon Luftëtarit, këta të fundit nuk kanë luajtur asnjë ndeshje që nga maji, ndryshe nga kundërshtarët, të cilët kanë luajtur gjatë gjithë verës.

Plani i miqve do të jetë të mbyllet në mbrojtje dhe të godasë në kundërsulm. Shqiptarët mund të përfitojnë nga forma e keqe e miqve dhe mund të largohen nga Letonia me një fitore të rëndësishme.

Letonezët, nga ana e tyre, do të kërkojnë të marrin një fitore që do t’i bënte mirë moralit të ekipit edhe për kampionatin. Ventspils mund të shënojë gola, por ka edhe një mbrojtje që mund të depërtohet kollaj. Për këtë arsye, ka shumë mundësi që golat të vijnë në vazhdim të ndeshjes.

Luftëtari, nga ana tjetër, nuk ka pësuar asnjë humbje në dhjetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionatin e kaluar, duke marrë gjashtë fitore dhe katër barazime. Ndërsa, Ventspils ka pësuar tri humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Më shumë nga Europa League