Futboll

“Ventura ‘dashi i kurbanit’! Insigne nuk zgjidhte problemin”

Ja fjalët e Arrigo Sacchi për “Premium Sport” në lidhje me eleminimin e Italisë nga Botërori “Rusi 2018”, pas dështimit në fazën play-off përballë Suedisë. “Nuk është një disfatë e ardhur në mënyrë të papritur, vijmë pas dy botërorësh të dështuar. Formacioni i duhur është produkt i shumë gjërave, nëse mungojnë gjithë këto gjëra, atëherë bëhesh edhe i pafat”, deklaroi ish-trajneri i Azzurrëve.

Rezultate imazhesh për insigne svezia

“Insigne? Nuk është një futbollist që zgjidh situata. Ky është një fakt kulturor, tentojmë ta konsiderojmë një sport kolektiv, sikur të ishte një sport individual. Vërshëllima në “San Siro”? Ishin produkt i rezultatit, gjykohet gjithmonë ai dhe jo puna. Ventura? Më vjen keq, por nuk mund të shuhet një karrierë e gjatë si e atij, që ka qenë dinjitoze, në nivel të mirë, ndonëse jo të shkëlqyer dhe triumfues. Në Itali tentojmë të gjejmë dashin e kurbanit dhe qetësojmë ashtu ndërgjegjen tonë, por nuk është kjo mënyra për të zgjidhur problemet. Ancelotti? Është i madh”, përfundoi Sacchi.

Më shumë nga Futboll