• Ventura: Shqipëria, xhetoni për në Botëror, shqiptarët do të “pushtojnë” edhe Palermon

    Publikuar: 20 Mar 6:59

    Italia e drejtuar nga Gian Piero Ventura rikthehet në fushë mbrëmjen e të premtes, në Palermo, ku do të ketë përballë Shqipërinë e Gianni De Biasi, ndaj të cilës “azzurrët” nuk mund të tolerojnë asnjë shpërqëndrim. Më pas për të diskutuar kualifikimin direkt në Botëror ndaj Spanjës. E di shumë mirë këtë trajneri i përfaqësueses së Italisë që ka folur pasditen e sotme në konferencën për shtyp tradicionale në Coverciano: “Ka një furnizim me të rinj që duhet miksuar për të ndërtuar një përfaqësuese të rëndësishme. Problemi është kualifikimi. Nëse arrijmë të kualifikohemi, atëherë Italia mund të jetë një surprizë e madhe në Botëror”, u shpreh trajneri Ventura, i cili në lidhje me përballjen ndaj Shqipërisë dhe homologut të tij italian në drejtim të kuqezinjve, Gianni De Biasi, deklaroi: “Shqipëria është xhetoni që na lejon të laujmë në Spanjë me diçka konkrete. Rezultati është i padiskutueshëm. Ekziston dëshira për të marrë pjesë, jashmë shumë i qetë për këtë ndeshje, pavarësisht se jam i ndërgjegjshëm për garën delikate”.

    Itali-Shqipëri luhet të premten në Palermo.

    “Çështja e vetme që më shqetëson është shëndeti. Kam humbur Florenzin dhe Bonaventura për të gjithë kampionatin, Gabbiadinin pasi e grumbullova, dy muaj Barzaglin… nuk pata kurrë Marchision, Verratti ka qenë pjesërisht në dispozicion. Pastaj jemi kombëtare, duhet të përfaqësojmë Italinë. Nevojiten preformanca të mira për të bërë italianët të ndjehen krenarë”, ankohet Ventura, i cili në Palermo të premten mbrëma shpreson në një mbështetje të fortë: “Deri më sot nuk i kam zgjedhur kurrë stadiumet, nuk kam ndërhyrë kurrë në të tilla aspekte. Isha prezent në Genoa, më pas në Marsejë, kur luajtën ndaj Francës, me ¾ që ishin shqiptarë. Supozoj se do të mbushin edhe stadiumin në Palermo, është një ndeshje historike, është hera e parë që përballemi. Palermo nuk ka zhgënjyer kurrë në lidhje me publikun”.


    Lexo postimet e tjera