Futboll

Ventura thyen heshtjen: “Humbjet nuk kanë vetëm një të vërtetë”

Pas atyre pak fjalëve të thëna për trupën e emisionit investigativ “Striscia la Notizia”, ka mbërritur deklarata e parë e atij që tashmë është ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Gian Piero Ventura. Trajneri 69-vjeçar, i shkarkuar nga pankina azzurre, pasi dështoi në misionin për kualifikimin e Italisë në finalet e Kupës së Botës Rusi 2018, deklaroi për agjencinë e lajmeve ‘ANSA’: “Humbjet, sidomos ato më të dhimbshmet nuk mund të shpjegohen vetëm me një të vërtetë. Kanë qenë dhe janë ditë të vështira dhe të një keqardhje të thellë. Po provoj një ndjesi paplotësimi nga momenti kur nuk kam arritur objektivin e kualifikimit në Botëror”.

“Të udhëhiqja përfaqësuesen më ka transmetuar një ndjenjë përkatësie dhe krenarie që nuk i kam shijuar kurrë më parë, sepse nuk mund të ketë asgjë më të madhe. Kam punuar edhe për të përgatitur më të rinjtë për kapërcimin e madh që mundeshin dhe munden akoma ta bëjnë në botë, për të pasuruar të gjithë lëvizjen tonë. Në futboll, fitoren janë gjithmonë produkt i meritës së shumë personave. Por, në momentin e dështimit, nevojitet të jepen përgjigje një serie të gjatë me pikëpyetje”, vijoi Ventura.

I fajësuar nga të gjithë për mospërgatitjen si duhet të sfidës së dyfishtë kundër Suedisë, në play-off, ish-trajneri i azzurrëve e ka mbyllur ndërhyrjen e tij duke u dërguar një mesazh në adresë të Buffon dhe shokëve të tij: “Kam punuar me të gjithë veten time, me seriozitet dhe profesionalizëm. Nuk arrita dot atje ku isha i bindur se mund t’ja dilja në drejtimin e një grupi djemsh që nuk do të ndal kurrë së falenderuari. Tani, në momentin e rinisjes do të jem tifozi i parë. Pasardhësit tim i uroj ta ngrejë Italinë aty ku ajo meriton”.

Më shumë nga Futboll