Connect with us

Tenis

Venus-Muguruza, finalja e femrave në Wimbledon

Venus Williams ka siguruar një vend në finalen e Wimbledon pasi ka mundur anglezen Johana Konta në dy sete në një ndeshje që ka zgjatur 1 orë e 15 minuta. Venus tani do të jetë në kërkim të suksesit të gjashtë në truneun anglez, teksa triumfin e fundit e ka marrë para nëntë vitesh. Në takimin e sotëm kanë qenë vendimtarë break point”-et e fituara në setin e parë, që e kanë lejuar të fitojë 6-4, dhe në të dytin. I fituar 6-2.

Në finale, Williams do të përballet me spanjollen Muguruza, e cila ka mundur në dy sete (6-1 6-1) sllovaken Ryabrikova. Kjo do të jetë finalja e dytë për Muguruzan në Wimbledon, ku përsëri do të përballet me nj Williams. Në 2015-ën, spanjollja është mundur në finale nga motra e Venus, Serena.

Më shumë nga Tenis