Tenis

Venus mund italianen Vinci, hakmerret për Serenën

Tenistja amerikane Venus Williams ka fituar sot 2-1 ndaj italianes Roberta Vinci, në gjysmëfinalen e turneut Masters të Wuhon, që po zhvillohet në Kinë. Një fitore që kishte shijen e hakmarrjes për Venus

Tenistja amerikane Venus Williams ka fituar sot 2-1 ndaj italianes Roberta Vinci, në gjysmëfinalen e turneut Masters të Wuhon, që po zhvillohet në Kinë. Një fitore që kishte shijen e hakmarrjes për Venus, pasi mposhti tenisten që një muaj më parë i hoqi Serena Williams nga duart fitoren e grand slemit të US Open. “Po të kisha mundësi do ta ndërroja këtë fitore me humbjen e Serenës”, deklaroi motra e madhe Williams pas fitores ndaj Vincit në Kinë.

Roberta pati një mundësi për ta fituar këtë ndeshje në setin e tretë, por Venus arriti të rikuperojë dhe fitojë në “tie break” në setin e tretë. Ndeshja nis mirë për Vinci, që fitoi 7-5 setin e parë, ndërkohë që venus rikuperon dhe fiton 6-2 setin e dytë. Mjaft i ekuilibruar seti i tretë, me italianen Vinci që pati një mundësi për ta mbyllur ndeshjen në favorin e saj. Por në pikët e fundit është Venus që tregon epërsinë e saj dhe fitoi 7-6, duke shkuar në finale, ku do të përballet me spanjollen Garbine Muguruza.

vinci ne loje

Roberta Vinci gjatë US Open 2015

[total-poll id=91170]

Më shumë nga Tenis