Connect with us

Bundesliga

Vera e tmerrshme e Bayern… që nga e shtuna, s’ka më justifikime!!!

Vera e tmerrshme e Bayern… që nga e shtuna, s’ka më justifikime!!!

Një verë makthi ka qenë ajo që kanë kaluar Carlo Ancelotti dhe Bayern Munich. Humbja kundër Napoli ka qenë e fundit e një serie të gjatë, në gjashtë miqësore të luajtura mes “International Champions Cup” dhe “Audi Cup”. Bavarezët kanë buzëqeshur vetëm në fitoren 3-2 ndaj Chelsea. Të tjerat kanë qenë dështime, dy prej të cilave të shkaktuara nga skuadrat italiane Milan (0-4) dhe Inter (0-2). Sigurisht që nuk mund të bëhet dramatike situata vetëm për miqësoret, por të shtunën është ndeshja e parë zyrtare, Superkupa e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund.

Neuer, Boateng dhe Robben nuk luajtën, Hummels, Lewandovski, Muller dhe Ribery e nisën ndeshjen nga stoli. Ancelotti ka një justifikim për formacionin jo të plotë, por duke nisur nga dita e shtunë ndalohen gabimet

“Do të punojmë për t’i transformuar vërshëllimat në duartrokitje. Ndaj Napoli na munguan pjesa më e madhe e titullarëve, por sezoni ende nuk ka nisur dhe kemi kohë për t’u përmirësuar,” – këto kanë qenë fjalët e Ancelotti pas humbjes kundër Napoli, por zemërimi i tifozëve në “Allianz Arena”, nuk e ka lënë indiferent. Neuer, Boateng dhe Robben nuk ishin, Hummels, Lewandovski, Muller dhe Ribery e nisën ndeshjen nga stoli. Ancelotti ka një justifikim për formacionin jo të plotë, por duke nisur nga dita e shtunë ndalohen gabimet. Më 18 gusht është edhe ndeshja e parë në shtëpi kundër Bayer Leverkusen. Koha e eksperimenteve mbaroi…

Thiago Alcantara received treatment against Liverpool and will miss the Super Cup final

Miqësoret e Bayern Munich:

Bayern Munich – Arsenal         1-1       (3-4 pen)

Bayern Munich – Milan            0-4

Bayern Munich – Chelsea        3-2

Bayern Munich – Inter             0-2

Bayern Munich – Liverpool     0-3

Bayern Munich – Napoli          0-2

Më shumë nga Bundesliga