Seria A

Verona sfidon Napoli-n dhe tabunë “San Paolo”

Napoli, kryesuese e kampionatit italian, do të kërkojë të kthehet te fitorja pas eliminimit befasues të pësuar në Kupën e Italisë, ku është mundur 2-1 nga Atalanta në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Trajneri Maurizio Sarri ka lënë të gjithë titullarët pushim për atë ndeshje, duke treguar qartë se objektivi kryesor i napolitanëve është titulli.

“Axurrët” kanë vetëm një pikë avantazh ndaj Juventus-it në renditje dhe të shtunën do të presin në shtëpi skuadrën e Verona-s, që mban vendin e parafundit në klasifikim. Në 9 nga 11 ndeshjet e fundit të luajtura nga veronezët në kampionat, janë shënuar mbi 2.5 gola. Për më tepër, Napoli ka shënuar të paktën 3 gola në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Verona-s në të gjitha kompeticionet.

Ndërkohë, miqtë nuk kanë arritur të fitojnë 26 nga 28 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në transfertë, ndërsa Napoli ka fituar 9 nga 10 përballjet e fundit të luajtura kundër tyre në të gjitha kompeticionet dhe 9 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi kundër Verona-s.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Seria A