Verrati me mesazh të fortë: Serie A të ndalë ndeshjet, nuk e besoja për Icardin!

4 Shtator 2019
15:39
back button

Mesfushori i PSG-së dhe Italisë, Marco Verrati, ka folur nga konferenca për shtyp e Italisë në lidhje me disa çështje mjaft interesante. Ai mendon se ndeshjet duhet të ndërpriten kur ka racizëm ndaj futbollistëve dhe mbështet Lukakun për problemet që hasi në sfidën ndaj Cagliarit. 

“Duhet të ndalet ndeshja kur ka racizëm, pasi përndryshe nuk do të bëjmë hapa përpara. Është një hap i madh, por që duhet të ndërmerret në mënyrë që ata 4-5 budallenj të mos jenë gjithmonë aty. Apeli i Lukakut ishte i drejtë, ne lojtarët duhet të jemi modeli për të tjerët. Kemi influencë dhe nëse fillon me ne, është gjë e mirë”, – tha ai. 

Shtatshkurtri foli dhe për afrimin e sulmuesit Mauro Icardi te PSG. “Icardi ishte një surprizë e bukur. Nuk e besoja se do të vinte deri në momentin që u prezantua, më pas lexova gazeta si ju dhe kuptova se ishte afër nesh. Jam i kënaqur, pasi Icardi ka shënuar 20-25 gola në sezon në 5 vitet e fundit. Ai pati probleme në muajt e fundit dhe mendoj se zgjedhja e tij ishte në të mirë të të gjithëve. Ai mund të kthehet në protagonist në klubin tonë, ka ambicie të madhe dhe do të na ndihmojë shumë”, – u shpreh Verrati. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit