Kampionatet në Europë

Verratti gjen PSG pas lëndimit, Tuchel: Është shumë i rëndësishëm

Sezoni i Marco Verratti nuk ka filluar siç pritej, të paktën në një nivel personal: me dëmtimin që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni dhe të përfundonte para kohe sezonin e kaluar. Ky dëmtim e shoqëroi atë deri në këtë pikë, sa i mohoi pjesëmarrjen në katër javët e para të Ligue 1, në sezonin aktual.

Kjo situatë nuk e lejoi atë t’i përgjigjej thirrjes së fundit të Roberto Mancinit, për ndeshjet që Italia i luajti kundër Polonisë dhe Portugalisë në Ligën e Kombeve. Por, më në fund, vjen edhe rikthimi i mesfushorit italian. Sonte, në “Parce de Princes”, në sfidën ndaj Saint Etienne, Verratti do të ketë ndoshta disa minuta aktivizim në fund të lojës, në mënyrë që të rifitojë besimin me fushën.

Në lajm i mirë, i njoftuar nga trajneri Thomas Tuchel: “Marco ka cilësi që të bëjë diferencën, për ne është shumë i rëndësishëm. Më lumturon fakti se rikthehet sërish në dispozicion”. Verratti nuk do të jetë i pranishëm, megjithatë, në debutimin e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve (si Gianluigi Buffon) në “Anfield”, kundër Liverpool, për shkak të pezullimit, pasi u dënua me karton të kuq në përplasjen e fundit europiane me Real Madridin.

Një kthim për t’u llogaritur, sidomos në ngjyrat blu: me Italinë, Verratti ende nuk ka dhënë më të mirën. Kontributi i tij do të jetë vendimtar për një ringjallje të dyanëshme, edhe të Italisë, duke pasur parasysh vështirësitë e mëdha, të hasura nga trajneri Roberto Mancini në këtë periudhë të shkurtër në stolin e kombëtares axurre.

Më shumë nga Kampionatet në Europë