Kampionatet në Europë

Verratti mbështet Neymar: Do ta kisha humbur kontrollin shumë para tij

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, beson se ai do ta kishte humbur durimin dhe qetësinë shumë më herët se Neymar kundër Marseillës, nëse do të pësonte ndërhyrje ashtu si braziliani. Ndërkombëtari nga Brazili u nxor jashtë me kartonin e dytë të verdhë pak minuta nga fundi i lojës, në barazimin 2-2, të dielën, pas përplasjes me Lucas Ocampos. Ky ishte kartoni i dytë i verdhë i Neymar në tre minuta, por Edinson Cavani arriti të barazojë për PSG-në me një goditje të lirë në fund. Verratti tha se shoku i tij i skuadrës bëri mirë që e kontrolloi veten për kaq shumë kohë, derisa objektet e hedhura nga tribunat dhe që i binin pranë nuk kishin të ndalur:

“Nëse do të kisha qenë në vend të Neymar, unë do ta kisha humbur kontrollin 15, apo 20 minuta para se ai ta bënte,” – tha italiani ndërkombëtar. Neymar, i cili kishte anuluar më parë opsionin e Luiz Gustavo, u godit pesë herë, më shumë se çdo lojtar tjetër gjatë takimit. Ashtu si trajneri Unai Emery, edhe Verratti bëri thirrje ndaj gjyqtarëve për mbrojtje më të madhe të 25-vjeçarit. “Disa lojtarë duhet të mbrohen, – tha ai. – Kur luaj kundër Barcelonës, faulli i dytë që mund të bëj ndaj Lionel Messit do të jetë patjetër karton i verdhë. Kështu funksionon në Europë. Ju nuk mund t’i vrisni këta lojtarë për një ndeshje”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë