• Verratti: Më vjen turp dhe kërkoj ndjesë për eliminimin

    Publikuar: 9 Mar 7:06

    Për Marco Verratti humbja e Paris SG në “Camp Nou” do të jetë një makth që do ta persekutoj gjatë. “Kjo është një ndeshje që nuk do ta harroj kurrë dhe shpresoj që t’i vlej si leksion të gjithëve, – thotë mesfushori italian, pas humbjes 6-1 të pësuar kundër Barcelonës – E dinim që të gjithë futbollistët e Barcelonës ishin më të mirë se ne. Ajo që duhet të bënim është të luanim si skuadër, të gjithë bashkë. Në “Camp Nou” nuk është asnjëherë e lehtë dhe është e vështirë të mbyllim çdo hapësirë.”

     In 11 minutes PSG completed four passes - three of them from the kick off after Barca goals

    “Ishin dy penallti që nuk u dhanë në favorin tonë dhe dy për Barcelonën që i shpiku gjyqtari, por ne nuk u mundën 6-1 prej fajin e gjyqtarit. Eshtë vetëm faji jonë që jemi eliminuar. Personalisht më vjen shumë turp nga ajo që ndodhi dhe i kërkojë ndjesë të gjithë tifozëve tanë. Ishte Barcelona që na detyroi të qëndronim në mbrojtje me futbollin që luajti. Jemi shumë të trishtuar. Kjo është një humbje që nuk do të harrojmë kurrë,” – tha Verratti.

    PSG players aplogied to fans afterwards, while French media was damning of their failure

    “Kualifikimi i Barcelonës ishte plotësisht i merituar. Për ne ishte shumë e vështirë të luanim, të bënim pasime, presioni i tyre ishte i jashtëzakonshëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë luajtëm disi më mirë dhe goli i Cavani na dha shpresë e qetësi. Dëgjova disa futbollistë të Barcelonës që thanë se gjithçka mbaroi. Pastaj pësuam 3 gola në 5 minutat e fundit. Nuk arrit ta shpjegoj si ndodhi. Mbetëm pa fjalë,” – përfundoi Verratti.


    Lexo postimet e tjera