Formula 1

Verstappen: Kontakti me Vettel? Ai nuk ka asnjë shans të më parakalojë

Max Verstappen ka reaguar pas akuzave që Sebastian Vettel ka ngritur karshi tij, duke e konsideruar fajtor për kontaktin që dy pilotët patën në garën e Suzukës, kur në xhiron e tetë ferraristi u përpoq ta parakalojë, por holandezi mbylli krahun. “Kontakti me Vettel? Ai nuk mund të më parakalonte në atë kthesë. Më vjen keq për të, pasi u rrotullua 360 gradë dhe doli i fundit”, tha Verstappen.

Ja kercenimi i Vettel per pilotin e ri te Red Bull

Edhe makina ime pësoi dëmtime e më pas nuk isha në gjendje të dueloja me Bottas për vendin e dytë”, tha Verstappen, që mori 5 sekonda penalitet për kontaktin me një tjetër makinë Ferrari, atë të Kimi Raikkonen. “Bëra gjithçka për t’u rikthyer në pistë pa penguar askënd, nuk besoj se kam bërë një manovër të gabuar me Kimi. Nuk ishte aksident për t’u penalizuar piloti”, tha Verstappen.

Më shumë nga Formula 1