Formula 1

Verstappen: Sezoni i Red Bull me luhatje, një ditë do të veproj si Alonso

Gara e Silverstone nuk ishte aspak e mirë për makinën Red Bull dhe veçanërisht për pilotin e saj Max Verstappen, që pas fitores në Austri synonte diçka më shumë në pistën britanike. Por në fakt gara për talentin 20-vjeçar ishte zhgënjyese duke u tërhequr pas shkak të problemit në makinë. “Në pjesën e drejta ishim të avashtë, ishte sikur po garonim në një kategori më të ulët. Edhe kur hapja DRS-në ishte po e njëjta gjë, njësosj sikur nuk e kishim. Ishim shumë të avashtë”, tha Verstappen.

Më tej, piloti i Red Bull u shpreh se për të ardhmen po sheh mundësinë që të ndjekë gjurmët e Fernando Alonso, duke i provuar edhe kategoritë e tjera të garave. “Ndoshta pas disa vitesh do ta provoj këtë gjë, pas moshës 30-vjeç. Kur dikush ka makinën më të mirë fiton kollaj garën. Çdo pilot i Formula 1 mund të fitojë titullin me një Mercedes, ndaj dhe Hamilton nuk largohet, ndërsa Alonso kërkon stimuj të tjerë, duke garuar në La Mansh apo Indy”, u shpreh piloti Max Verstappen.

Më shumë nga Formula 1