Futboll

“Vështirë të luash me Messi”, Kempes mbron Dybala

Mario Kempes mbështet Paulo Dybala, teksa në mikrofonin eSuper Deportivo Radio” flet për momentin e Argjentinës, kualifikimi për në Botërorin Rusi 2018 është më i rrezikuar se kurrë. Në fjalën e tij Kempes është përpjekur të sqarojë deklaratën e pak ditëve më parë të yllit të Juventusit, aq shumë të synuar nga Barcelona, Paulo Dybala. Ky i fundit ishte shprehur më parë se është shumë e vështirë të luash me Messi, por duke patur në mendje krejt tjetër gjë nga sa interpretuan kritikët dhe tifozët, që u hodhën në sulm kundër juventinit të Argjentinës. Rezultate imazhesh për messi dybala argentina

“Messi dhe Dybala shkelin disi këmbët e njëri tjetrit dhe për momentin nuk janë të përputhshëm. Ajo që deklaroi ‘el pibe’ është e drejtë dhe cilido që nuk e ka kuptuar është budalla. Dybala nënkuptonte se nuk dihet kurrë ajo që do të bëjë Messi dhe për rrjedhojë nëse luan me atë nuk është e lehtë të gjesh pozicionin e duhur në fushë, pasi nuk di kurrë nëse do të pasojë topin, ose jo, nëse do të gjuajë apo do të niset për hesap të tijin në një aksion personal. Të gjithë thonë se ky djalosh mendon se është Pele, dhe nuk mund të luajë me Messi, por fjalët e tij ishin të qarta, problemi është se tani që gjërat po shkojnë keq te Argjentina, çdo gjë shndërrohet në çështje. Një botëror pa Argjentinën dhe pa Messi do të ishte një katastrofë, por nuk kuptoj kush thotë se është një problem psikologjik. Nëse do të flisnim për fëmijë pa eksperiencë apo zakon që të luajnë në stadium të mbushura plot, atëherë do ta kuptoja, por nuk është ky rasti”, deklaroi Kempes.

Më shumë nga Futboll