Futboll

Vetëm Harry Kane ka shënuar më shumë se Immobile…

Vetëm Harry Kane ka shënuar më shumë se Immobile…

“Tripletë” në Europa League, rekord personal i golave në një sezon dhe Lazio varet gjithnjë e më shumë nga Ciro Immobile. Pas fitores 5-1 ndaj Steauas së Bukureshtit, bardhekatërit festojnë kualifikimin për në 1/8-t e finaleve të “kupës së vogël”. Sulmuesi realizoi tripletën e dytë sezonale, pa llogaritur katër golat që shënoi ndaj SPAL dhe ngjitet në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë në Europës, pas shpinës së Harry Kane të Tottenham.

Immobile ka shënuar 31 gola në të gjitha ndeshjet zyrtare të këtij sezoni duke lënë pas shpine Sergio Aguero dhe Robert Lewandowski, që kanë shënuar nga 29 gola dhe Lionel Messi, autor i 28 golave. 26 gola ka shënuar Cristiano Ronaldo. Immobile ka thyer rekordin personal të 29 golave që kishte shënuar në sezonin e tij më të mirë me fanellën e Torino. Gjithsej, ai ka shënuar 54 gola në dy vite si sulmues i Lazio.

Më shumë nga Futboll