Futboll

I vetëquajtur më i mirë se CR7, “Vinte i dehur në stërvitje!”

Pasi ka hipotekuar Kupën Libertadores, tashmë ai pret Real Madrid në finalen e Botërorit për klube. Renato Portaluppi është i pangopur dhe Gremio i tij synon surprizën për të hipur mbi fronin e botës së futbollit. Është i karikuar, madje shumë. Beson në vetvete, mbase edhe me tepricë. Mjafton të lexosh fjalët e tij në konferencë: “Si futbollist isha më i fortë se Cristiano Ronaldo, do të doja ta shihja të luante në skuadrat ku kam luajtur unë”. Në deklaratën e tij, një vend të veçantë kishte edhe Giuseppe Giannini, ish-shok i skuadrës te Roma e sezonit 1988/89. Trajneri aktual i Gremio e akuzoi ‘Principe’ se e ka shkatërruar në eksperiencën e tij me verdhekuqtë. Një akuzë që nuk mund të mos pasohej nga replika e protagonistit, Giannini, që foli për ‘Centro Suono Sport’.

Rezultate imazhesh për portaluppi ronaldo

“Me Renaton nuk kam patur kurrë probleme. Mes nesh ka patur vetëm një debat gjatë një derbi. Shënoi Di Canio dhe unë i thashë Portaluppi-t se duhej të ishte tërhequr në fazë mbrojtëse. Ai mu përgjigj se ishte një sulmues dhe se nuk ishte detyra e tij të mbështeste mbrojtjen. Unë nuk dua të ndërhyj, por ndonjëherë nuk ishte i kthellët. Kam veshur fanellën e Romës për 16 vite, porn ë të gjithë karrierën time kam parë vetëm atë që të mbërrinte i dehur në seancën stërvitore të mëngjesit. Kur ndodhte, Liedholm e mbronte dhe e largonte. Besoj se është e ekzagjeruar nga ana e tij që të hedhë baltë mbi të tjerët. Unë te Roma si kapiten kam qenë gjithmonë mes atyre që e mbronin”, deklaroi Giuseppe Giannini.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll