Formula 1

Vettel: Aksidenti me Max pjesë e garës, pit-stop i avashtë vulosi humbjen

Sebastian Vettel e mbylli garën e Çmimit të Madh të Kinës në vendin e tetë, një garë që e nisi nga “pole position”, pas kohës rekord që dha ditën e shtunë në provat zyrtare. Në këtë rezultat ndikoi edhe aksidenti që pati me Max Verstappen 11 xhiro nga fundi, duke dëmtuar makinën dhe humbur disa pozicione (ndodhej i treti). “Pas kontaktit makina nuk ishte më e balancuar dhe ishte e vështirë të qëndroja në pistë. Por këto aksidente janë pjesë e garës. Ndonjëherë garat shkojnë për mbarë, ndonjëherë shkojën ters nga këto episode”, tha Vettel.

Piloti gjerman i Ferrarit mendon se ai aksident mund të mos ndodhte nëse nuk do të kishte humbur kryesimin e garës, pas ndalesës që bëri për ndërrimin e gomave. Aty ai humbi shumë kohë, duke dalë pas Bottas. “Më thanë që isha pranë, por nuk është aspak e bukur të humbasësh pozicionin kur del nga bosket. Mëkat, pasi ndalesa ishte e avashtë dhe aty humba kreun dhe diferencën që kisha ndaj rivalëve. Unë dhashë gjithçka për të rimarë kreun, por edhe gomat u dëmtuan disi e më duhej t’i menaxhoja deri në fund”, deklaroi Sebastian Vettel.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Formula 1