Formula 1

Vettel: Botërori interesant, në Spanjë na iku fitorja nga duart

Sebastian Vettel humbi në Barcelonë një shans të mirë për të fituar garën e Çmimit të Madh të Spanjës, teksa u rendit i dyti në një pistë ku dominoi në shumicën e kohës. Piloti gjerman bëri një start të mirë, por disa xhiro që qëndroi pas Bottas pas daljes nga bosket kompromentuan garën e ferraristit. “Valtteri ishte aty për të më penguar, ndërkohë që ato sekonda që humba pas tij vendosën fatin e garës. Mercedes u shkëput dhe ishte e pamundur ta kapja. Megjithatë, jam ende i pari në renditje dhe kjo është diçka e mirë për skuadrën”, tha Sebastian Vettel, që këtë vit ka shanse reale për të dueluar për titullin kampion me Ferrari.

Vettel dhe Hamilton duel ne piste per fitoren

Sfida që ai pati në pistë me Lewis Hamilton ishte vërtet fantastike, duke rikthyer Formula 1 në kohët e arta, kur duelohej për titull mes pilotëve. “Ishte vërtet një duel i fortë, por në fund Mercedes arriti të fitojë më meritë. Ky ka për të qenë një Botëror i hapur deri në fund dhe më vjen mirë për progresin që kemi bërë. Në Spanjë u përmirësuam nga dita në ditë dhe në garë ishim pretendentë, ku disa detaje të vogla na mohuan fitoren”, tha Vettel, që ka nisur përgatitjen për garën e radhës, që zhvillohet në Monako, në rrugët qytetase të Montekarlos.

Më shumë nga Formula 1