Formula 1

Vettel: Dua fitoren në garën e shtëpisë, kjo pistë është speciale

Sebastian Vettel udhëheq me 8 pikë diferencën e renditjes së Botërorit të Formula 1 dhe shpreson që ta thellojë edhe më shumë atë pas garës që do të zhvillohet këtë fundjavë në Gjermani, në garën e shtëpisë së tij. “Ferrari rritet nga gara në garë, jemi më të fortë. E shohim se si makina bëhet edhe më fuqishme në pistë dhe shpresoj që ky ritëm të vazhdojë deri në fund. Une synonj fitoren në Hockenheim, do të ishte hera e parë, ndaj kjo garë është speciale”, tha Sebastian Vettel.

Jam lindur vetëm 30 minuta larg kësaj piste, e di që do të kem shumë fansa, ndaj nuk dua t’i zhgënjej”, u shpreh më tej Vettel, që pranon se do të jetë një rivalitet të madh në pistë me Hamilton. Ky i fundit rinovoi me Mercedes deri në vitin 2020. “Një betejë e fortë me Lewis, rezultatet ndryshojnë nga gara në garë dhe e tillë sfida do të jetë deri në fund. Por këtë sezon është edhe Red Bull pretendente. Në garat e fundit kemi qenë të shpejtë, ndaj shpresoj që ky ritëm të jetë edhe në Gjermani”, tha Vettel.

Më shumë nga Formula 1