Formula 1

Vettel: E kishim fitoren në xhep, faji është i imi

“E kishim fitoren në xhep, më pas erdhi ai gabim. Ishte gabim i vogël, por fatal për rezultatin përfundimtar.” Sebastian Vettel dëshiron të harrojë gjithçka me të njëjtën shpejtësi me të cilën Ferrari e ka mbështetur gjatë fundjavës, por është e vështirë. Gabimi në xhiron e 52-të, kur ishte në krye të Çmimit të Madh të Gjermanisë ka shumë peshë në ekonominë e kampionatit edhe pse ferraristi shpreson të mos ndikojë në titullin botëror…

“Mendoj se gomat i kisha ende në gjendje të mirë, – tha gjermani, – por bëra një gabim duke frenuar shumë vonë. Mendoj se deri në atë pikë e kishim situatën në kontroll. Gabova unë, duket të kisha bërë më mirë. Nuk ishte ndonjë gabim trashanik, por fati donte që ta paguaja shenjtë.”

Më pas, piloti i Ferrari vazhdon: “Më shumë se i nevrikosur jam i zhgënjyer nga vetja. E kishim fitoren në xhep, por u tregova mendjelehtë në një situatë dhe e pagova më shtrenjtë se çdo gabim tjetër që kam bërë në karrierën time.”

Më shumë nga Formula 1