Formula 1

“Vettel është përgjegjësi kryesor për rezultatet e tij të dobta”

Kriza e rezultateve të Sebastian Vettel dhe Ferrarit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te makina italiane, që në dy muaj shpërdoroi gjithë punën e mirë që pat bërë në muajt e parë të kampionatit të Formula 1. Flavio Briatore, një nga menaxherët e këtij sporti ka akuzuar Vettel si përgjegjësin kryesor të kësaj krize.

Në radhë të parë, Vettel është armiku kryesor i vetes së vet. Duhet që dikush t’i tregojë se gara zgjat 50-60 xhiro dhe jo vetëm një. Aksidenti i tij në Monza nuk kishte asnjë kuptim. Kur e di që ke makinën më të mirë, freno ose qëndroi pas. Kaq! Ka edhe plot xhiro të tjera në dispozicion për ta parakaluar rivalin që kë përpara”, tha Briatore.

Piloti duhet të llogjikojë, pasi në të kundërt del jashtë piste dhe nuk merr asnjë pikë. Nëse dëshiron të fitosh Botërorin nuk duhet patjetër të fitosh të gjtiha garat, duhet të kënaqesh edhe me vendin e dytë dhe të tretë. Kështu funksionon. Natyrisht që edhe Ferrari ka përgjegjësinë e saj, me disa gabime strategjie në 3-4 garat e fundit”, u shpreh Flavio Briatore.

Më shumë nga Formula 1