Formula 1

Vettel feston: Ishte një ditë perfekte…

Sebastian Vettel shijon suksesin në Çmimin e Madh të Kanadasë, duke ia kushtuar të gjithin skuderisë Ferrari: “Sot ka qenë një ditë perfekte, – tha gjermani. – Një ditë e pabesueshme. Për mua është fitorja e 50-të në karrierë, por kryesorja është që fituam një pistë ku Ferrari e priste prej kohësh suksesin. Tifozët meritojnë të fitojnë. E di mirë sa i rëndësishëm është ky cirkuit për Ferrari dhe është dita më e mirë për të kujtuar dhe për t’i bërë homazhe të madhit Gilles Villeneuve”.

Piloti i Ferrari ka folur edhe për renditjen e përgjithshme, ku kryesor me një pikë më shumë se Hamilton: “Rruga është ende e gjatë, sigurisht jam në një situatë më të mirë sesa mendonim, por jemi shumë shpejt për të folur për titullin. Për momentin nuk shoh renditjen. Eshtë një ditë që nuk do ta harroj kurrë dhe që i bën mirë historisë së lavdishme të Ferrari.”

Më shumë nga Formula 1