Formula 1

Vettel: Kam ende një mision për të përmbushur këtë sezon

Sebastian Vettel mendon se është ende herët për të bërë bilancet e sezonit 2018 në Formula 1, pasi ka ende edhe dy gara nga fundi i Botërorit. Piloti gjerman i “kokëkuqes” beson se duke i fituar dy garat e mbetura, në Brazil dhe Abu Dhabi, mund të ndihmojë makinën italiane për të fituar titullin kampionë për konstruktorë.

Kemi ende edhe dy gara për të zhvilluar, ndaj duhet të përqendrohemi tek ajo që do të vijë dhe të mos ulemi për të bërë analizën. Ky nuk është momenti i duhur. Unë dua të rikthehem te fitorja dhe shpresoj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Do të dëshiroja të kisha fituar edhe në garat e fundit, por ka kohë”, tha Vettel.

Do të provoj të fitoj në Brazil e Abu Dhabi, dy gara e pista të përshtatshme për Ferrarin. Ndaj, kam ende edhe një mision për të përmbushur. Unë dua t’i fitoj dy garat e fundit. ka për të qenë një dimër i vështirë, por nuk heqim dorë, pasi e dimë që do të vijë një mundësi tjetër vitin e ardhshëm”, u shpreh Vettel.

Më shumë nga Formula 1