Connect with us

Formula 1

Vettel: Na duhet një garë e përkryer, fitore me çdo kusht

Sebastian Vettel është i kënaqur nga rezultati arritur sot në pistën e Hungaroringut, ku siguroi “pole position” me makinën e tij Ferrari. “Makina ishte fantastike. Gjatë këtyre dy javëve kemi bërë shumë progres dhe kjo pistë më pëlqen shumë”, tha Vettel pas provave zyrtare. Piloti gjerman konfirmoi se si ai ashtu edhe skuadra, ka punuar fort gjatë këtyre ditëve, pas zhgënjimit dy javë më parë në Silverstone. “Garat e fundit nuk kanë qenë të mira për ne, por tashmë ato i përkasin të shkuarës. Duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën edhe në garë”, u shpreh Vettel.

Sebastian Vettel me Ferrari gjate provave

Dua të përgëzoj skuadrën për punën e bërë, duke kujtuar se ku ishim 12 muaj më pare, pas Mercedes, që sot e lamë pas. Gjithsesi, objektivi kryesor është nesër në garë, ku duhet me çdo kusht fitorja. E rëndësishme është që të bëjmë një start të mirë, pasi kjo fitore para pushimeve do ta na ndihmojë për të punuar të qenë gjatë muajit gusht. Duhet të japim maksimumin gjatë gjithë garës dhe me besim mund t’ia dalim mbanë”, tha Vettel, ndërkohë që në krahun e tij në start nesër do të jetë shoku i tij i skuadrës te Ferrari, Kimi Raikkonen.

Më shumë nga Formula 1