AUTO

Vettel nuk dorëzohet: “Ferrari do të luftojë deri në kthesën e fundit për Botërorin”

Në vigjilje të Çmimit të Madh të Meksikës, Sebastian Vettel premton betejë për Botërorin me Ferrarin e tij, deri në kthesën e fundit: “Edhe pse nuk varet më nga ne, do të luftojmë deri në fund, duke kërkuar të fitojmë tre garat e fundit që mbeten”. Ndërkohë, Max Verstappen, piloti i Red Bull, është kthyer të flasë në lidhje me atë parakalim të inkriminuar në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që i kushtoi podiumin në favor të Raikkonen: “Nuk jam dakord, të gjithë shkurtonim në atë kthesë, nuk e kuptova pse më ndëshkuan vetëm mua”.

Pavarësisht se shpresat për një fitore Botërore janë të varura në një fije peri, Sebastian Vettel hedh sfidën paraprirë garave të fundit GP, duke nisur nga kjo e të dielës së ardhshme në Meksikë. “Nuk ka përfunduar ende, edhe pse nuk varet më nga ne. Askush nuk e priste që të ishim kaq të fortë. Për të ardhur keq, pasi në disa gara nuk e patëm mundësinë që të luftonim. Këto e bënë diferencën. Mendojmë se nuk është mbyllur ende dhe duam të fitojmë tre garat e fundit. Kemi dëshmuar se kemi bërë një punë të madhe”, sqaroi piloti i Ferrarit në konferencë për mediat.

Më shumë nga AUTO