Formula 1

Vettel: Po kaloj një moment të vështirë, gjithçka po ecën ters

Fitorja mungon prej disa muajsh dhe në pistë nuk po kalon një moment të mirë. Sebastian Vettel është ende në lojë për titullin kampion bote në Formula 1 vetëm për faktin se në garën e fundit në Amerikë triumfoi shoku i tij i skuadrës Kimi Raikkonen. Fundjava e kaluar për pilotin gjerman nuk ishte e mirë, pasi ajo nisi me një penalitet me 3 pozicione dhe më pas me një aksident me Ricciardo në fillimin e garës.

Kjo është një periudhë e keqe, madje e vështirë. Por rezultati dhe garat janë pjesë e këtij sporti. Janë edhe disa gjëra ndryshe nga e kaluara që kanë ndikuar, por të gjtiha janë pengesa që mund të kalohen”, tha Vettel, që në Austin u penalizua shumë nga aksidenti me Ricciardo që në xhiron e parë.

Nuk besoj se ishte faji im për atë kontakt, pasi doja ta vija nën presion për kthesën pasardhëse. Ai nuk më pa dhe ndodhi kontakti. Edhe për mua ky kontakt ishte i pashmangshëm dhe humba shumë pozicione. Jam i zhgënjyer për garën time, por i kënaqur për fitoren e Kimi. Ishte një garë e rëndësishme për ne dhe ishim të shpejtë”, tha Vettel.

Më shumë nga Formula 1