Formula 1

Vettel thumbon Hamilton: Fituam në shtëpinë e rivalëve

Fitorja në Silverstone është shumë e rëndësishme, pasi ishte një sukses në fushën e rivalëve tanë, ndaj jemi të kënaqur për këtë triumf”, u shpreh Sebastian Vettel, që tashmë është shkëputur 8 pikë nga rivali më i afërt, Lewis Hamilton. Piloti gjerman i Ferrarit bëri një start mjaft të mirë të garës, që ishte çelësi i fitores, duke përfituar edhe nga aksidenti mes Raikkonen e Hamilton si dhe nga situatat e krijuara.

Edhe pse makina e sigurisë prishi disi planet, Vettel arriti të paraklojë Bottas dhe marë kryesimin në xhirot e fundit të garës. “Makina e sigurisë shkartisi letrat, por ia dola mbanë të parakaloja Bottas. E kalova në një pikë që edhe ai vetë nuk e priste. Për fat çdo gjë shkoi mirë edhe pse ishte një duel në limite, pasi kthesa ishte shumë afër”, tha Vettel.

Adrenalina ishte e madhe, gara po ashtu dhuroi shumë emocione e surpriza, por makina ishte e shpejtë dhe gjërat funksionuan ashtu si duhet. Starti i garës ishte i rëndësishëm, ndaj jam i lumtur që ia dolëm mbanë. Kjo është meritë e gjithë skuadrës. Tani na duhet të punojmë që të fitojmë edhe në Gjermani”, u shpreh Sebastian Vettel.

Më shumë nga Formula 1