Connect with us

Formula 1

Vettel: I zhgënjyer nga rezultati, gjithçka nis nga e para

Gara e djeshme në pistën e Silverstone tregoi se si brenda pak sekondash avantazhi perj 20 pikësh që Sebastian Vettel kishte karshi Lewis Hamilton u venit dhe tashmë piloti i Ferrarit ka vetëm 1 pikë epërsi karshi rivalit të Mercedes. Një garë për t’u harruar ajo e 4 herë kampionit të botës në Formula 1, që në Angli i pësoi të gjitha. Vettel e mbylli garën në vendin e shtatë, ndërkohë që dy xhiro nga fundi shijoi për një moment podiumin e vendin e tretë. “Nuk mund të them se ishte një fundjavë e keqe, por e pranoj që mund të kishim arritur një rezultat më të mirë se kaq. Tashmë gjithçka nis nga e para”, u shpreh sot Vettel për mediat britanike.

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel

Makina ishte e shpejtë dhe po ashtu përgatitja që kishim bërë për këtë garë. Mund të them se shumë detaje e bënë këtë fundjavë të merzitshme për ne, duke na futur në punë më shumë se sa duhej”, u shpreh më tej Sebastian Vettel. “Që në start frenat po merrnin flakë dhe kjo më krijoi shumë probleme. Edhe starti u ndërlikua e kjo ndikoi jo pak në pjesën e parë të garës. Kjo ndihmoi strategjinë e Bottas. Ishim në një pozicion të mirë, por në fund doli edhe problemi i gomave, që nuk e prisnim. Të njëjtin problem kishte edhe Kimi që hyri pas meje në bokse”, tha Vettel, që ka 177 pikë në renditje, 1 më shumë se Hamilton.

Më shumë nga Formula 1