Connect with us

Champions League

Vidal sfidon Ancelotti-n, njëri do Realin në finale, tjetri…

Carlo Ancelotti dhe Arturo Vidal sapo kanë shkatërruar Arsenal-in në 1/8-ve të Champions League, duke e fituar përballjen e dyfishtë me rezultatin e përgjithshëm 10-2. Pas këtij suksesi dy ish-lojtarët e Juventus kanë folur për ecurinë e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe për kundërshtarët e ardhshëm. Por të dy kanë pasur mendime të kundërta në lidhje me ekipin që duan të kenë përballë në një finale të mundshme. “Një sfidë me Real në çerekfinale? Jo, Real Madrid-in do të doja ta takoja në finalen e Kardifit. Ne kemi potencialin e duhur për të arritur atje, por në disa raste janë detajet që vendosin ndeshjet”.

Ndërsa Vidal ka thënë se: “Në finale shpresoj të ndeshem me Juventus. Kundër Porto-s kanë treguar se duan ta fitojnë Champions League dhe e kanë hipotekuar kalimin në çerekfinale”. Mesfushori i bayern ka folur edhe ish-trajnerin e tij te Kili, Jorge Sampaoli, i cili tani drejton Sevilla-n, por është një nga kandidatët për të marrë vendin e Luis Enrique te Barcelona. “Sampaoli mund të drejtojë çdo skuadër në botë. Është një trajner i jashtëzakonshëm dhe e ka treguar këtë, si me kombëtaren kiliane, ashtu edhe me Sevilla-n”.

[interaction id=”58c04f473d7ca9a841f36cfa”]

Më shumë nga Champions League