Argetim

VIDEO: A është kjo penalltia më absurde në botë?

Ka mënyra të ndryshme për të gjuajtur një penallti, ka lojtarë që mundohen të shpikin ndonjë dredhi për të mashtruar portierin, por kjo video që vjen nga Rusia kalon kufijtë e imagjinatës.

Norik Avdalyan, futbollist 22-vjeçar i skuadrës së rezervave të Rubin Kazanit, ka shënuar një penallti absurde, në një ndeshje të vlefshme për National Student Football League, kundër Cheboksary.

Rubin Kazan fitoi 4-0, rezultat që me siguri vetëm lojtarët që ishin në fushë e dinë, por kjo penallti ka bërë xhiron e uebit.

Më shumë nga Argetim