Connect with us

Futboll

VIDEO | Asensio është një “pasuri kombëtare” në duart e Real Madridit

Pas zbehjes së brezit të artë me legjenda si Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, dhurata që Zoti u ka bërë spanjollëve është Marco Asensio.

Këmba e majtë e këtij lojtari është në gjendje të bëjë gjithçka. Kur ai ka topin në këmbë, duket sikur mund të nxjerrë llavën nga vullkani dhe të pushtojë botën.

Ai nuk e “thith” topin pas vetes po aq magjishëm sa Lionel Messi, por ka të ngjashëm faktin se sferën e lëviz me prekje jashtëzakonisht shumë të shpeshta dhe e vendos krejt pranë këmbës së kundërshtarit, gati për ta dribluar në 1/100-at e sekondës së fundit. Ekuilibri është një pikë e fortë e tij, ashtu si edhe nuhatja për gol. Ai nuk mjaftohet me driblime dhe asiste.

Nëse Messi përpiqet gjithnjë të dërgojë topin në cepin e mbrojtur nga këmbët e portierit, ku probabiliteti për të shënuar është më i lartë, Asensio bën të kundërtën. Po, ai gjuan rreth kokës së portierit dhe zakonisht shënon në këndin që ky i fundit duhet të mbrojë “me ligj”.

21-vjeçari nuk ka ndonjë shpejtësi marramendëse, por dinamika e tij është e pabesueshme. Kjo e bën të duket si shkëmb, edhe pse elasticiteti është një nga armët më të forta që ka.

Shkurt, ai nuk përshkruhet me fjalë të sakta, sepse edhe dobësitë i kthen në forcë. Pra, po flasim për një fenomen, një pasuri kombëtare!

Më shumë nga Futboll