Connect with us

La Liga

Video: Barcelona merr Paulinho, Coutinho zhduket nga dyqani

Lamtumira e Neymar ka hapur skenarë të rëndësishëm në merkato për Barcelona-n. Në fakt, “Blaugranat”, kanë marrë 222 milionë euro për sulmuesin brazilian që do të duhet të zëvendësohet në javët e ardhshme. Por katalanasit duan të përforcojnë gjithë ekipin me paratë e përftuara, jo vetëm një repart. Kështu, nesër pritet të zbarkojë në Barcelonë Paulinho (foto “Mundo Deportivo”), mesfushori i Guangzhou Evergrande, i cili është ndjekur nga Barça që nga fillimi i merkatos.

40 MILIONË – Për mesfushorin brazilian, që do të jetë goditja e parë e merkatos pas largimit të Neymar, janë bërë gati 40 milionë euro që do të ndahen mes shtatë klubesh për shkak të mekanizmit të solidaritetit të FIFA-s që vlerëson klubet ku lojtarët rriten në aspektin sportiv. Skuadrat që do të përfitojnë nga ky operacion janë, mes të tjerash, Corinthians, Bargantino, Lodzki Klub dhe Vilnius. Marrëveshja mes palëve është totale, siç tregon edhe fakti se braziliani është në fluturim drejt Londrës për të zbarkuar nesër në Spanjë.

 


 

NDËRKOHË NË LIVERPOOL… – Por objektivi numër një i Barçës është Philippe Coutinho që, pavarësisht rezistencës së Liverpool, është gjithnjë dhe më afër lamtumirës nga Premier League. Edhe Klopp duket se është dorëzuar, duke thënë se: “Duhet të pranoj vendimin e pronarëve dhe të lojtarit…”. Fjalë që kanë një shije lamtumirë, siç konfirmohet edhe nga fakti se në dyqanet e Liverpool kanë filluar të heqin imazhet e brazilianit, i cili pritet të transferohet shumë shpejt te katalanasit për 100 milionë sterlina.

Më shumë nga La Liga