Bundesliga

VIDEO: Bayern, gati 80 milionë euro për yllin e Monaco-s?

A e dini se – nëse plotëson të gjitha kriteret deri në fund të kontratës – Bayern gjithsej do të paguajë rreth 85 milionë euro për talentin Renato Sanches? Me siguri po, sepse jeni të vëmendshëm për lajmet e publikuara në “Tele Sport”. Nëse jo, s’ka gjë, mos u përpiqni të kujtoni ndonjë detaj, sepse lajmi më i fundit për merkaton e bavarezëve është po aq i bujshëm sa ai i verës së kaluar. “El Mundo Deportivo” shkruan se Bayern mund të ofrojë thuajse të njëjtën shumë për lojtarin e Monaco-s, Bernardo Silva.

Ndoshta pritët emrin e francezit Kylian Mbappé, por kampionët e Gjermanisë nuk ndjekin “trendet”. Silva është vetëm 22 vjeç, ka kontratë deri në vitin 2020 dhe luan në të dy krahët e ofensivës, ashtu si edhe në mesfushën qendrore. Këtë sezon ai ka luajtur 43 ndeshje, në të cilat ka shënuar nëntë gola. Silva, ashtu si Sanches, vjen nga të rinjtë e Benfica-s. Portugezi kaloi te Monaco në vitin 2014 dhe që atëherë është titullar. Klubi francez kërkon 80 milionë euro për të, por a do të jetë Bayern kaq dorëlëshuar?

 

 

Më shumë nga Bundesliga