RUSI 2018

Video: Belgjika kalon me lehtësi Egjiptin me Lukaku-Hazard

Vazhdojnë miqësoret përgatitore para Kupës së Botës që do të fillojë 14 qershorin e ardhshëm në Rusi. Mbrëmjen e sotme është luajtur në Bruksel ndeshja mes Belgjikës dhe Egjiptit.

Belgët, pas barazimit pa gola të regjistruar kundër Portugalisë katër ditë më parë, ka fituar pa shumë probleme 3-0 kundër egjiptianëve, të cilët nuk kanë akoma në dispozicion yllin e tyre Mohamed Salah.

Ndeshja është vendosur në pjesën e parë, në harkun e 11 minutave. Romelu Lukaku ka zhbllokuar takimin në minutën e 27-të dhe Hazard ka dyfishuar avantazhin në të 38-ën.

Në minutat e fundit të ndeshjes ka ardhur edhe goli i tretë i miqve, që është realizuar nga Fellaini.

Kjo ka qenë fitorja e parë e belgëve kundër Egjiptit, që kishte fituar dy takimet e mëparshme të luajtur kundër “Djajve”, edhe ato miqësore.

Më shumë nga RUSI 2018