• Video: Buffon shkruan historinë e Juventus kundër Sampdorias

    Publikuar: 19 Mar 5:29

    Me 39.681 minutat e arritura në ndeshjen kundër Sampdoria-s, Gigi Buffon është bërë lojtari bardhezi më i aktivizuar në Serie A. Një shifër që do të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme. Në sezonin e kaluar Gigi ka thyer një tjetër rekord, atë të Sebastiano Rossi-t, i cili kishte kaluar 929 minuta pa pësuar gol me fanellën e Milan në sezonin 1993/94. Gigi ka fituar kampionate, kupa kombëtare, një Botëror dhe ka hyrë në historinë e futbollit italian duke fituar (ndër të tjera) emërimin për Topin e Artë në 2016-ën. Ka luajtur edhe në Serie B me Juventus, duke fituar respektin e përjetshëm të tifozëve bardhezi. Por për Buffon flasin pritjet: të jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse, të cilat mund t’i shijoni në videon e mëposhtme të krijuar nga “Gazzetta dello Sport” në nder të numrit 1 të Juventus.

     

     
    [interaction id=”58ceae7e3d7ca9a841f39915″]


    Lexo postimet e tjera