Connect with us

Bundesliga

VIDEO | Bundesliga po fillon, Bayern përgatitet me sprinte në… rërë

Bayern München po e pret fillimin e kampionatit me rërë.

Skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti të premten do të luajë ndeshjen e parë të Bundesligës me Bayer Leverkusen-in dhe përgatitjet e ditëve të fundit kanë qenë më të ngarkuara se kurrë. Një nga ushtrimet e kryera nga bavarezët ka qenë ai i sprinteve në rërë, që i ndihmon për të shtuar rezistencën dhe për të shmangur dëmtimet.

Kampionët duken në formë dhe sidomos Franck Ribery! Hidhini një sy kësaj videoje dhe do të kuptoni se sa i karikuar është francezi për të zhvilluar një sezon spektakolar!

Më shumë nga Bundesliga