Futboll

VIDEO/ CR7 shpjegon respektin e madh për Messi-n

Ne shpesh mendojmë se ata janë armiq. Por kjo nuk është e vërtetë.

Nuk e mohojnë rivalitetin me njëri-tjetrin, por Ronaldo zbulon të vërtetën: “Njerëzit mendojnë se unë e urrej Messi-n… Por ata nuk e dinë që ai më bën të ndihem një lojtar më i mirë”

Dy yjet më të mëdhenj të futbollit modern kanë thyer rekorde, duke fituar thuajse të gjithë trofetë. Ata kanë dominuar gjithashtu garën për “Topin e Artë” në 10 vitet e fundit. Kjo është arsyeja e krahasimit të vazhdueshëm mes tyre.

Kur u pyet për ta Sir Alex Ferguson tha: “Nuk mendoj se rivaliteti me njëri-tjetrin i dëmton. Mendoj se secili ka krenarinë e tij për të qenë më i miri”.

Leo Messi nuk duket i interesuar ndaj këtij rivaliteti. Por duket se kjo e mërzit CR7-ën. “Na krahasojnë vazhdimisht dhe kjo është e mërzitshme”.

Në gjithë historinë e futbollit nuk është parë një rivalitet kaq intensiv mes dy futbollistëve të mëdhenj. Si Bjorn Borg dhe John McEnroe në Tenis.

Përtej debatit se kush është më i miri, ne duhet ta konsiderojmë veten me fat tek i shohim të luajnë në fushë, përpara se ata të “varin këpucët në gozhdë”.

Më shumë nga Futboll